Bota

Alarm në Turqi/ Humbet kontakti me avionin që fluturonte shefi i ushtrisë së Libisë! Ministri i Brendshëm turk: Ishte kërkuar një ulje emergjente

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se, avioni i biznesit Falcon 50 u ngritur në orën 20:10 sipas kohës lokale dhe kontakti me radion ishte humbur në orën 20:52.

23 Dhjetor 2025, 21:02 Nga D.S
Alarm në Turqi/ Humbet kontakti me avionin që fluturonte shefi i
Aeroporti Esenboga i Ankarasë

TURQI-  Kontakti me radio është humbur me një avion që transportonte shefin e shtabit të ushtrisë libiane, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, dhe katër persona të tjerë pranë kryeqytetit turk, Ankarasë. Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se, avioni i biznesit Falcon 50 u ngritur në orën 20:10 sipas kohës lokale dhe kontakti me radion ishte humbur në orën 20:52.

Ai tha se fluturimi, i cili ishte në rrugë nga Ankaraja për në Tripoli, kishte bërë një kërkesë për ulje emergjente ndërsa ndodhej mbi lagjen Haymana të Ankarasë, por nuk u vendos asnjë kontakt më pas. Mediat e huaja shkruajnë se , të dhënat e gjurmimit të fluturimeve treguan se fluturimet po devijoheshin nga aeroporti Esenboga i Ankarasë. Ndërsa zyrtarët nuk thanë nëse avioni ishte rrëzuar, pamjet e transmetuesve turq treguan një shkëndijë drite në vendin ku thuhej se avioni kishte humbur kontaktin me radion.

Ministria e mbrojtjes e Turqisë kishte njoftuar vizitën e shefit të shtabit të Libisë në Ankara më herët këtë javë, duke thënë se ai ishte takuar me homologun e tij turk dhe komandantë të tjerë ushtarakë. Ankaraja ka lidhje të ngushta me qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, të cilës i ofron mbështetje ekonomike dhe ushtarake./Dosja.al 

turqi

Sondazh

Poll