Bota

Mbështetja e Rusisë për Venezuelën është strategjike! Marco Rubio: Nuk shqetësohemi për përshkallëzimin me Moskën

CNN shkruan se, Rubio shtoi se është e qartë se situata aktuale me regjimin venezuelian është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat e konsiderojnë Maduron të paligjshëm.

20 Dhjetor 2025, 08:21 Nga D.S
Mbështetja e Rusisë për Venezuelën është
Sekretari i Shtetit Marco Rubio

SHBA- Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se, Uashingtoni nuk është i shqetësuar për mbështetjen e Rusisë për Venezuelën, ndërsa Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj anijeve që akuzohen për transportimin e drogës në Paqësor dhe Karaibe.  Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur mijëra trupa në rajonin e Karaibeve, një aeroplanmbajtëse, anije luftarake dhe avionë luftarakë. 

CNN shkruan se, Rubio shtoi se është e qartë se situata aktuale me regjimin venezuelian është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat e konsiderojnë Maduron të paligjshëm. Ai gjithashtu argumentoi se organizatat guerile ELN dhe FARC të Kolumbisë po veprojnë hapur dhe po kontrollojnë territorin brenda Venezuelës dhe kjo është ajo në të cilën jemi përqendruar.

Qëllimi i Uashingtonit, theksoi ai, është stabiliteti dhe siguria rajonale dhe interesi kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të afërta tokësore ndaj Venezuelës. Ligjvënësit dhe senatorët demokratë thonë se administrata po u jep atyre pak informacion në lidhje me operacionet në rajon. "Nuk ka ndodhur asgjë që na kërkon të njoftojmë Kongresin ose të marrim miratimin e tij ose të kalojmë pragun e luftës", tha Rubio./Dosja.al 

shba rusi

Sondazh

Poll