Sport

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën në

Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit.

19 Dhjetor 2025, 19:20 Nga DOSJA

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo

TIRANE - Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buriç dhe Ndreca, ndërsa golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Ogunleye.

Në krahun tjetër, Dinamoi fitoi me përmbysje përballë Vorës në “Arenën Kombëtare”, sfidë e cila përfundoi 2-1. Golin e parë të ndeshjes, pra për Vorën, e shënoi Patrik Bardhi. Megjithatë, dinamovitët përmbysën në pjesën e dytë me Teixeira dhe Dejvi Bregun.

Kështu, rrogozhinasit marrin kreun e Superiores me 34 pikë, ndërsa të kuqtë me 23 të tilla mbajnë vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Dinamo “blindon” vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa me 16 pikë Vora mbetet e 7-ta.

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Dhjetor 2025, 18:00

Xabi Alonso, lamtumirë si Schuster?...

Ish-trajneri Bernd Shuster SPANJE - Real Madridi luan kundër Seviljes këtë të shtunë, më 20 dhjetor, në Bernabéu....