Bota

SHBA shpall bllokadë detare dhe paralajmëron sekuestrime të tjera! Trump bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj luftën me Venezuelën

Trump akuzon Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro, një nga "delet e zeza" të Shteteve të Bashkuara, se është kreu i një rrjeti trafikimi droge, diçka që ai e mohon kategorikisht.

19 Dhjetor 2025, 21:23 Nga M.L
SHBA shpall bllokadë detare dhe paralajmëron sekuestrime të
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte kundër Venezuelës , ndërsa Uashingtoni rrit presionin mbi Karakasin duke vendosur një bllokadë detare.

"Jo, nuk po e përjashtoj", tha presidenti republikan për NBC News në një intervistë telefonike të regjistruar të enjten dhe të transmetuar sot.

Trump akuzon Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro, një nga "delet e zeza" të Shteteve të Bashkuara, se është kreu i një rrjeti trafikimi droge, diçka që ai e mohon kategorikisht.

Nicolas Maduro "e di saktësisht se çfarë dua, ai e di më mirë se kushdo", tha Trump, por refuzoi të sqaronte nëse qëllimi i tij është të rrëzojë presidentin Venezuelian.

Më herët këtë javë, Trump njoftoi një "bllokadë totale" të cisternave që janë sanksionuar dhe po afrohen ose lundrojnë nga Venezuela. Në intervistë, ai tha se sekuestrime të tjera të cisternave do të pasonin sekuestrimin e javës së kaluar të një anijeje që transportonte fuçi nafte venezueliane.

donald trump

Sondazh

Poll