19 Dhjetor 2025, 21:08
Nga M.L
Ezgi Eyüboğlu
TURQI- Autoritetet turke kanë zhvilluar një tjetër fazë të operacionit kundër narkotikëve, duke zgjeruar hetimet drejt botës së kinemasë dhe medias. Më 19 dhjetor, Prokuroria e Stambollit urdhëroi ndalimin e tetë personave, mes të cilëve edhe aktorja e njohur Ezgi Eyüboğlu.
Sipas njoftimit zyrtar, Eyüboğlu dyshohet për blerje, posedim ose përdorim të lëndëve narkotike për përdorim personal. Ndërkohë, të dyshuar të tjerë përballen me akuza më të rënda. Menaxheri Eser Küçükerol dhe İsmail Ahmet Akçay, i identifikuar si shofer i biznesmenit Kasım Garipoğlu, janë ndaluar nën dyshimet për prodhim dhe trafikim droge, ndërsa për vetë Garipoğlu janë lëshuar urdhër-arreste.
Hetimi përfshin gjithashtu persona të tjerë të ndaluar për vepra penale të ndryshme, si lehtësimi apo nxitja e prostitucionit dhe mbajtja e paligjshme e armëve. Gjatë kontrolleve të kryera, policia sekuestroi armë zjarri të licencuara dhe të palicencuara, një armë manovër, kartëmonedha false në dollarë amerikanë, si dhe lëndë të ndryshme narkotike, përfshirë pilula, drogë sintetike në formë kristali dhe pajisje për përdorim droge.
Ky aksion është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka nisur javët e fundit. Më 17 dhjetor u arrestua gazetarja dhe prezantuesja Ela Rümeysa Cebeci, ndërsa një ditë më pas u ndaluan për verifikime disa figura të njohura të artit dhe rrjeteve sociale, përfshirë aktoren İrem Sak, këngëtaren Aleyna Tilki dhe disa influencere, të cilat u liruan pas kryerjes së testeve mjekësore.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet vijojnë dhe se janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë që nuk janë gjetur në adresat e tyre ose ndodhen jashtë Turqisë. Operacioni aktual pason një aksion të ngjashëm të zhvilluar në tetor, ku disa emra të njohur u ndaluan përkohësisht, ndërsa një pjesë e tyre u liruan më pas pa akuza.
ezgi eyüboğlu
Bota
19 Dhjetor 2025, 20:35
M.L
Foto ilustruese
AUSTRALI- Ishte një pasdite e diel në prill të vitit 1996, kur një person i armatosur i vetëm, i armatosur me push...
Bota
19 Dhjetor 2025, 20:20
M.L
Hristian Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, deklaroi sot se për të, emri "Maqedon...
Bota
19 Dhjetor 2025, 20:09
M.L
Foto ilustruese
SPANJA- Një incident i paprecedentë ndodhi në një fluturim nga Malaga e Spanjës për n&eum...
Bota
19 Dhjetor 2025, 20:01
E.d
Nick Reiner
SHBA- Nick Reiner u diagnostikua me skizofreni vetëm disa javë para vrasjeve të tmerrshme të...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:53
E.d
Foto ilustruese
FRANCA- Një gjykatë në Paris ka urdhëruar shitësin me pakicë online Shein të zbatojë...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:38
E.d
Foto ilustruese
FRANCA- Tre burra të maskuar rrëmbyen, rrahën dhe detyruan një çift në Francën perëndim...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:36
M.L
TURQI- Një skandal i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në Turqi, ku pamjet filmike tregojnë se një i mo...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:25
M.L
Putin
RUSI- Konferenca vjetore për shtyp, maratonë katër-orëshe e Vladimir Putinit, nuk ka shumë lajme të reja për t&eum...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:13
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Qeveria franceze bëri thirrje të hënën për një armëpushim për Krishtlindje me ...
Bota
19 Dhjetor 2025, 19:14
M.L
Kirill Bazanov
RUSI- Gjatë konferencës vjetore për shtyp të Vladimir Putinit, ndodhi një gjest i papritur. Gazetari...