Bota

VIDEO VIRALE/ Moti i keq "gjunjëzon" Dubain dhe Abu Dhabin! ALARMOHEN qytetarët, vendet "nën" pushtetin e stuhive, rrebesheve dhe rrugëve të përmbytura

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm nëse ka një "nevojë urgjente" për t'u zhvendosur.

19 Dhjetor 2025, 18:48 Nga M.L
VIDEO VIRALE/ Moti i keq "gjunjëzon" Dubain dhe Abu Dhabin!
Foto nga vendngjarja

DUBAI- Stuhia që goditi Dubain dhe Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe të premten në mëngjes shkaktoi probleme serioze. Në emiratin e Sharjahut, një nga rrugët kryesore u përmbyt dhe kalimtarët ecnin zbathur.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm nëse ka një "nevojë urgjente" për t'u zhvendosur.

Vendi përjetoi skena të ngjashme në prill të vitit 2024, kur më shumë se 2,000 fluturime u anuluan në aeroportin e Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë. Të paktën katër persona humbën jetën atëherë.

Sondazh

Poll