Bota

OKB: Në Gaza nuk ka më zi buke, por pasiguria ushqimore mbetet

Megjithatë, shumica e popullsisë në Rripin e Gazës vazhdon të përballet me nivele të larta të pasigurisë ushqimore dhe situata mbetet kritike pavarësisht qasjes së përmirësuar për ushqim dhe furnizime humanitare dhe komerciale.

19 Dhjetor 2025, 16:42 Nga E.d
OKB: Në Gaza nuk ka më zi buke, por pasiguria ushqimore mbetet
Foto ilustruese

SHBA- OKB ka deklaruar se nuk ka më zi buke në Gaza, por shumica e popullsisë në enklavë përballet me nivele të larta të pasigurisë ushqimore.

"Pas shpalljes së armëpushimit më 10 tetor 2025, analiza e fundit e IPC sugjeron një përmirësim të dukshëm në sigurinë ushqimore dhe ushqyerjen", tha Korniza e Klasifikimit të Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) e Kombeve të Bashkuara me seli në Romë.

Megjithatë, shumica e popullsisë në Rripin e Gazës vazhdon të përballet me nivele të larta të pasigurisë ushqimore dhe situata mbetet kritike pavarësisht qasjes së përmirësuar për ushqim dhe furnizime humanitare dhe komerciale.

"I gjithë Rripi i Gazës është klasifikuar si emergjencë (faza 4 e IPC) deri në mesin e prillit 2026. Asnjë zonë nuk është klasifikuar si uri", tha agjencia.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas parashikimit të IPC për periudhën 1 dhjetor-15 prill 2016, situata pritet të mbetet e rëndë, me rreth 1.6 milion njerëz që vazhdojnë të përballen me pasiguri ushqimore në nivele krize ose më të këqija.

"Izraeli po lejon shumë pak ndihmë të hyjë dhe vazhdon të bllokojë në mënyrë aktive kërkesat e dhjetëra organizatave të njohura humanitare", tha OJQ-ja në një deklaratë./Dosja.al

okb gaza ipc

Sondazh

Poll