Bota

BE-ja miratoi kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën/ Antonio Costa: E përmbushëm premtimin

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

19 Dhjetor 2025, 08:00 Nga D.S
BE-ja miratoi kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën/
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen (majtas), Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shpallin marrëveshjen në samitin në Bruksel.

BRUKSEL-  Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse. Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

Shefi i BE-së, Antonio Costa, në X,"Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin", ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera. Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj udhëheqësve evropianë për marrëveshjen, të cilën e përshkroi si mbështetje të rëndësishme që vërtet forcon qëndrueshmërinë tonë.

Kryeministri belg Bart De Wever tha herët të premten se udhëheqësit e BE-së shmangën kaosin dhe përçarjen me vendimin e tyre për t’i dhënë Ukrainës një kredi përmes huazimit të parave të gatshme në vend që të përdorin asetet e ngrira ruse. "Ne mbetëm të bashkuar", shtoi De Wever./Dosja.al 

be rusi ukraine

Sondazh

Poll