Sport

Drita dhe Shkëndija munden në ndeshjet e fundit, por kjo nuk ia prish festën shqiptarëve, kalojnë në play-off

18 Dhjetor 2025, 23:23 Nga DOSJA
Drita dhe Shkëndija munden në ndeshjet e fundit, por kjo nuk ia prish

SPANJE - Ekipet e vetme shqiptare në kupat e Europës, në Conference League mbyllën fazën e Ligës dhe pavarësisht se u mundën, Shkëndija nga Aek Larnaca e Qipros dhe Drita nga Rayo Vallecano, kanë arritur të sigurojnë një vend në play-off për të tentuar të vazhdojnë më tej dhe padyshim disa para më shumë në arkat e tyre

Kampionët e Kosovës së Dritës u mundën 3-0 nga skuadra spanjole ku aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu. Florian Lejeune me një supergol nga distanca e la të shtangur skuadrën e Dritës për t’i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 33-të, ndërsa Gumbau shënoi golin e dytë në 45 minutat e dyta dhe Pacha vulosi në miuntën e 83-të rezultatin, me golin e tretë suksesin e spanjollëve që kualifikohen direkt për në fazën tjetër.

Gjithsesi Drita e mbylli fazën e ligës me tetë pikë si vendin e 20-të, ndërsa Vallecano si vend i katërt me 13 pikë. Drita në play-off së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin, ku do të zhvillohen dy ndeshje, për të shpresuar kualifikimin më tej.

Edhe Shkëndija e Tetovës u mund 1-0 nga Aek Larnaka në Qipro në ndeshjen e fundit të fazës së Ligës. Angielski zhbllokoi takimin në minutën e 83-të dhe me shifrat 1-0 u mbyll takimi. Me 7 pikë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gjenden e në vendin e 22-të në klasifiukimin përfundimtarë. Tashmë edhe për ta pritet të mësohet kundërshtari i play-off-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll