Bota

VIDEO/ Protestat e fermerëve "paralizojnë" Francën! Bllokojnë rrugët kryesore, linjat hekurudhore dhe ngrenë kampe në rrugë për të kaluar natën 

Kjo protestë përfshin edhe kundërshtimin ndaj nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur.

16 Dhjetor 2025, 18:28 Nga E.d
VIDEO/ Protestat e fermerëve "paralizojnë" Francën!
Foto ilustruese

FRANCË- Fermerët francezë kanë protestuar, kundër trajtimit nga autoritetet të sëmundjes së encefalopatisë sfungjerore të gjedhit. Ata kanë vazhduar të bllokojnë rrugët dhe një linjë hekurudhore ditën e sotme. Kjo protestë përfshin edhe kundërshtimin ndaj nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur.

Ndërsa kryeministri Sebastien Lecorny filloi një takim me ministrat dhe prefektët e shqetësuar nga demonstratat, autostrada A64 që lidh Bayonne me Tuluzën në Francën jugperëndimore mbeti e bllokuar nga fermerët për 180 kilometra. Mediat e huaja shkruajnë se në Carbon, pranë Tuluzës fermerët kanë ngritur kampe për të kaluar natën e katërtë protestës, ndërsa traktorët dhe ballat me kashtë kanë bllokuar autostradën. Rruga kryesore për në Andorrë është mbyllur që nga e premtja.

Qeveria e Andorrës ka shprehur keqardhje për ndikimin e mbylljes në dyqanet pa taksa të vendit, të cilat zakonisht janë të mbushura me njerëz para Krishtlindjeve. Pas shfaqjes së shpërthimit të parë në qershor në Francë, strategjia e shtetit për të luftuar sëmundjen e lëkurës nodulare parashikon eliminimin e të gjitha kafshëve në njësitë e prekura, kufizime në lëvizjet e kopeve dhevaksinim emergjent të bagëtive brenda një rrezeje prej 50 kilometrash rreth zonës, por jo një vaksinim në të gjithë vendin./Dosja.al

franca fermerë protesta

Sondazh

Poll