Bota

Hetimet për skandalin “Qatargate!” Parlamenti Evropian i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti, me 497 vota pro

Heqja e imunitetit u miratua me shumicë të madhe, me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime. Autoritetet theksuan se ky vendim nuk prek prezumimin e pafajësisë së eurodeputetes.

16 Dhjetor 2025, 17:49 Nga M.L
Hetimet për skandalin “Qatargate!” Parlamenti Evropian i heq
Alessandra Moretti

BELGJIKË- Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti. Dhoma e Parlamentit konfirmoi sot rekomandimin e Komitetit për Çështjet Ligjore, i cili më 3 dhjetor kishte votuar për të lejuar autoritetet ligjore të ndërmarrin veprime ndaj Moretti-t, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate” mbi dyshimet për blerje të paligjshme të votave në Parlamentin Evropian, një çështje që shpërtheu në dhjetor 2022.

Heqja e imunitetit u miratua me shumicë të madhe, me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime. Autoritetet theksuan se ky vendim nuk prek prezumimin e pafajësisë së eurodeputetes.

Ndryshe shkoi për kolegen e saj të Partisë Demokratike, Elisabetta Gualmini, për të cilën Dhoma hodhi poshtë propozimin për heqjen e imunitetit me 382 vota kundër, 254 pro dhe 19 abstenime.

Emrat e Moretti-t dhe Gualmini-t ishin përmendur që në fazën fillestare të hetimit nga gjyqtari hetues Michael Claise, më vonë i zëvendësuar nga Aurélie Dejaiffe. Pozicioni i Moretti-t konsiderohej më i dobët, për shkak të lidhjeve të saj me Antonio Panzeri, një nga arkitektët e sistemit të dyshuar, dhe udhëtimit të saj në Katar shkurt 2020, ku përfshinte edhe një vizitë në një kantier ndërtimi të stadiumit për Kupën e Botës.

Megjithatë, kreu i delegacionit të PD-së në Parlamentin Evropian, Nicola Zingaretti, shprehu mbështetje për eurodeputeten: Jam i sigurt se Alessandra Moretti do të tregojë integritet dhe transparencë në lidhje me akuzat e ngritura. Tani do të ketë mundësinë që të sqarojë çdo dyshim, ndërsa angazhimi i saj në punën parlamentare do të vazhdojë pa ndërprerje.

alessandra moretti

Sondazh

Poll