Bota

Krimi që "la në shok" SHBA! Nëna dhe partneri masakrojnë vajzën shtatzënë, ia nxjerrin foshnjën e palindur nga barku me bisturi. Dëshmia tronditëse: E çuan në pyll, e goditën...

Viktima, Rebecca Park, ishte rreth një javë larg lindjes kur më 3 nëntor vizitoi shtëpinë e prindërve të saj. Një ditë më pas, familja e saj e raportoi të zhdukur, pasi një dëshmitar okular e pa duke hipur në një automjet pranë shtëpisë.

15 Dhjetor 2025, 22:35 Nga M.L
Krimi që "la në shok" SHBA! Nëna dhe partneri
Vajza, nëna

SHBA- Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një çift është arrestuar nën dyshimin e vrasjes së vajzës së tyre shtatzënë dhe të foshnjës së palindur të saj. Viktima, Rebecca Park, ishte rreth një javë larg lindjes kur më 3 nëntor vizitoi shtëpinë e prindërve të saj. Një ditë më pas, familja e saj e raportoi të zhdukur, pasi një dëshmitar okular e pa duke hipur në një automjet pranë shtëpisë.

Pas një hetimi intensiv, autoritetet gjetën trupin e Rebeccës në një park kombëtar pranë Liqenit Michigan. Autopsia konfirmoi se ajo nuk ishte më shtatzënë, ndërsa dyshohet se foshnja e palindur ishte nxjerrë nga barku i saj me një bisturi. Hetimet drejtoheshin menjëherë ndaj nënës së saj, Courtney Bartholomew, pasi e mitura u pa duke hyrë në makinën e saj para zhdukjes.

Në përfundim të hetimeve, si Courtney ashtu edhe bashkëshorti i saj, Timothy Bradley, u arrestuan për vrasjen e Rebeccës. Prokurorja e çështjes e përshkroi ngjarjen si një akt të jashtëzakonshëm mizorie, duke theksuar se çifti nuk u ndal vetëm te vrasja e vajzës, por edhe te fetusi që ata nxorën nga barku i saj.

Sipas hetimeve, çifti e detyroi Rebeccën të hipte në një automjet tjetër dhe e çuan në pyll, ku e goditën me thikë dhe shkaktuan vdekjen e saj dhe të foshnjës.

"47-vjeçari e solli Rebekën në shtëpinë e tyre dhe së bashku me gruan e tij e detyruan të hipte në një automjet tjetër dhe e çuan në pyll ku e goditën me thikë, e detyruan të shtrihej përtokë ndërsa ia prenë foshnjën dhe në fund shkaktuan vdekjen e saj dhe të foshnjës. Pastaj e lanë trupin e saj në pyll," i tha prokurorja gjykatës. 

"Kur e preu foshnjën, Courtney tha se Rebecca ishte ende e vetëdijshme dhe Bradley po ia mbante thikën në fyt", thuhej në deklaratën e saj.

Trupi i vajzës u mbulua me gjethe, ndërsa fetusi u vendos fillimisht në frigorifer dhe më pas në një qese plehrash, që më vonë u hodh në një kosh plehrash.

Gjatë marrjes në pyetje, Courtney fillimisht mohoi çdo përfshirje, por më pas pranoi se kishte prerë foshnjën nga barku i vajzës. Ajo pretendoi se synimi i saj ishte të shpëtonte foshnjën dhe ta dorëzonte te i fejuari i Rebeccës, Richard Lee Falor. Hetimet zbuluan gjithashtu se viktima dhe dy anëtare të familjes së saj kishin pasur marrëdhënie me të njëjtin burrë, duke komplikuar edhe më shumë historinë.

Sipas deklaratave, motivet e vrasjes lidhen me dëshirën e Courtney për të pasur fëmijë, ndërsa Bradley pretendoi se nuk mund të adoptonin për shkak të një të shkuare kriminale. Autoritetet e konsiderojnë këtë ngjarje si një nga krimet më makabre që kanë ndodhur së fundmi në zonë, ndërsa çifti përballet me akuza të rënda për vrasje të dyfishtë dhe krime të lidhura me shkelje të trupit të viktimës. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi./ Dosja.al

rebecca park shtetet e bashkuara te amerikes

Sondazh

Poll