Sport

“Topi i Artë 2025”/ Kuqezinjtë e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” për kualifikimin në play-off…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

15 Dhjetor 2025, 21:56 Nga DOSJA

“Topi i Artë 2025”/ Kuqezinjtë e Kombëtares nderohen

TIRANE - Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Një ëndërr e kthyer tashmë në realitet, jo vetëm për futbollistët e Kombëtares, por për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ëndërruar këtë moment prej vitesh.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotme në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik.

“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll