Sport

“Topi i Artë 2025” / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem...

Çmimin Fabjan Përndrecës ia dorëzoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

15 Dhjetor 2025, 20:37 Nga DOSJA

“Topi i Artë 2025” / Fabjan Përndreca fiton çmimin

TIRANE - Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”.

Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.

Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre. Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Çmimin Fabjan Përndrecës ia dorëzoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Pas marrjes së çmimit, Fabjan Përndreca falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim të rëndësishëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll