Sport

Deklaratat surprizë e Guardiolës për Foden...

Pavarësisht performancës së shkëlqyer të ndërkombëtarit anglez, Pep këmbënguli se "ai nuk luajti mirë".

15 Dhjetor 2025, 16:28 Nga DOSJA

Deklaratat surprizë e Guardiolës për Foden...

ANGLI - Pavarësisht formës së shkëlqyer të Phil Foden (6 gola dhe një asist në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat) dhe golit të tij kundër Crystal Palace pas një kombinimi të shkëlqyer me Rayan Cherki, Pep Guardiola i habiti të gjithë të dielën kur shpjegoi mendimin e tij mbi performancën e ndërkombëtarit anglez në fitoren 0-3 në Selhurst Park. 

Guardiola kërkon më shumë nga Foden. "Sot ai (Phil Foden) nuk luajti mirë, humbi shumë shpesh posedimin e topit. Ai nxitoi në çdo veprim; duhet të luajë më me qetësi, të mbajë topin dhe të ndryshojë ritmin në momentin e duhur. Megjithatë, ai po bën jashtëzakonisht mirë për ekipin", tha trajneri i Man.Cityt, pavarësisht performancës së shkëlqyer të Foden.

Guardiola shpjegoi se sezoni i kaluar "ishte një mësim i jashtëzakonshëm për ne, por pavarësisht kësaj, arritëm në finalen e Kupës FA dhe përfunduam të tretët. Shumë gjëra do të ndodhin në dhomën e zhveshjes dhe ka shumë gjëra për të përmirësuar".

Lidhur me lojtarët e tij, Pep deklaroi: "Ata më japin shumë shenja se nuk jemi ende gati për sa i përket... jo për sa i përket mentalitetit, do të thoja, për sa i përket mënyrës se si duhet t'i qasemi ndeshjeve të caktuara, por sepse disa lojtarë janë të rinj."

Guardiola shtoi: "Por sigurisht, jemi shumë të lumtur sepse e di sa të fortë janë Palace, dhe fitorja 3-0 këtu është një shenjë e mirë për ne. Tregon qëndrueshmëri. Kur ke fituar në të kaluarën, mendon se e kaluara ishte gjithmonë perfekte, gjithmonë brilante, gjithmonë një qilim i kuq, gjithmonë e lehtë." City është i dyti në Premier League, dy pikë pas liderëve Arsenal.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll