Sport

E dhimbshme/ 21-vjeçari që grabiti shtëpinë e Donnarummës, vret veten në burg!...

Një nga personat e përfshirë në grabitjen e portierit italian Gianluigi Donnarumma ka gjetur një fund tragjik.

15 Dhjetor 2025, 14:51 Nga DOSJA

E dhimbshme/ 21-vjeçari që grabiti shtëpinë e

FRANCE - Sipas Le Parisien, 21-vjeçari, i identifikuar si një nga pjesëtarët e grabitjes së shtëpisë së portierit italian Gianluigi Donnarumma më 10 maj 2024, kreu vetëvrasje në qelinë e tij në burgun Fresnes, teksa vetëm tani është zbuluar arsyeja e vdekjes.

Rojet e gjetën të u varur në hekurat e dritares, ndërsa përpjekjet për ta ringjallur, përfshirë CPR dhe defibrilator, dështuan. Hetimet zbuluan se ai ishte thjesht një “vegël” në duart e organizatorëve të grabitjes, të cilët e shtynë për muaj me presion dhe abuzim.

Ngjarja kishte ndodhur në verën e 2023, kur grabitësit hynë në shtëpinë e Donnarummas dhe partneres së tij, i lidhën dhe morën para dhe sende me vlerë rreth 500.000 euro. Arrestimet e anëtarëve kyç të bandës gjatë 2024-s çuan në shpërbërjen e plotë të grupit kriminal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll