Sport

Leo Messi ndalet në Delhi: Biznesmenët indianë paguajnë 100.000 euro për ta takuar yllin argjentinas pas dyerve të mbyllura

Masa të jashtëzakonshme sigurie për legjendën e futbollit argjentinas në kryeqytetin indian.

15 Dhjetor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Leo Messi ndalet në Delhi: Biznesmenët indianë paguajnë

INDI - Lionel Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e katërt dhe të fundit të turit të tij në Indi, i cili e çoi atë në Kalkuta, Hyderabad dhe Mumbai.

Pas kaosit në Kalkuta, ku turmat u përpoqën pa sukses ta shihnin, masa të jashtëzakonshme sigurie janë zbatuar në kryeqytet për legjendën e futbollit argjentinas. Sipas NDTV, Leo Messi dhe shoqëruesit e tij kanë rezervuar një kat të tërë të hotelit ekskluziv Leela Palace, i cili ndodhet në qendër të qytetit.

Gjithashtu, sipas NDTV, stafi i Messit ka organizuar takime kokë më kokë me dyer të mbyllura për personazhe VIP dhe industrialistë, me një kosto prej 10 milionë rupish (rreth 93.000 euro) secili.

Futbollisti do të takohet gjithashtu me kryetarin e Gjykatës Supreme, disa parlamentarë dhe do të marrë pjesë në një aktivitet në stadium, ku do të takohet me përfaqësues të Akademisë Minerva, e cila tashmë ka fituar tre trofe për të rinj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll