“Ca trimosha erdhën te Kryeministria…”/ BKH i përgjigjet Ramës: S’ka pasur debat dhe përplasje me punonjësit e Gardës
Sipas njoftimit të BKH, në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit dhe njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Më pas Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku tha se ca "trimosha" të BKH shkuan në Kryeministri dhe s’donin të linin "patllaken" te dera. Në njoftim BHK sqaron se më 20 nëntor 2025, tre hetues të BKH-së janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Sipas njoftimit të BKH, në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit dhe njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Më pas Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Byroja Kombëtare e Hetimit bën me dije se pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale. Në njoftim nënvizohet se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.
Reagimi i BKH:
Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë: Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.
Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale. Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.
E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre./Dosja.al
Sondazh
"I keni thënë shikoje se ta ka fut"/ Goditja e grupit kriminal "Rraja", zbardhen përgjimet: Ku është ai kurva! Tani që malli është kap më shkruan mesazh...
TIRANË- Përgjimet e grupit Rraja në trafikun e drogës janë zbardhur. Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë...
Durim Bami humb gjyqin në Dubai/ Hapet rruga për esktradimin e tij në Tiranë! Ja 4 akuzat që e presin tek SPAK-u
Durim Bami TIRANË- Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesi...
Ushtruan dhunë ndaj shitësit dhe vodhën para në një biznes, arrestohen tre persona në Tiranë
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi kanë ushtruar&n...
Arrestohet një shqiptar në Marok, dyshohet si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike
Foto ilustruse MAROK- Policia ka arrestuar një shqiptar në Assilah, një qytet në veri të Marokut. Ai ishte subjekt i një urdh...
Operacioni “Metalurgjiku/ Procedohen 2 subjekte në Elbasan, arrestohen 16 persona dhe shpallen në kërkim 8 aksionerë (EMRAT)
Foto ilustruese ELBASAN- Policia ka proceduar penalisht 2 subjekte juridike në Elbasan. Kjo pasi ata ushtronin aktivitet të paligjshëm ...
Protestat e fermerëve grekë bllokojnë sërish aksin rrugor Kakavijë-Janinë, lejohet të kalojnë vetëm emergjenca shëndetësore
Foto ilustruese KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me or&...
Aksident tragjik në Fier/ Traktori u përmbys gjatë punimit të tokës, humb jetën 62-vjeçari (EMRI)
Foto ilustruse FIER- Një aksident tragjik ka ndodhur në Libofshë të Fierit. Një 62-vjeçar ka humbur jetën, pas nj...
Aksident tragjik në dalje të Fushë-Krujës, një automjet përplas për vdekje 18-vjeçarin (EMRI)
Foto ilustruse Fushë-Krujë- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të Fush&eu...
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do t&e...
Aeroporti 1,1 milionë € në Korçë shumë larg vizionit 3D të fushatës
Në fushatën elektorale të vitit 2023, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, prezantoi për qytetarët proj...
