Bota

Masakra në Australi/ Momenti kur pronari mysliman i dyqanit çarmatos terroristin, i shkon nga mbrapa dhe i rrëmben armën (VIDEO)

Një video që qarkullon në mediat sociale shihet burri duke iu afruar personit të armatosur nga pas, ndërsa ky po qëllonte ndaj qytetarëve që përpiqeshin të iknin.

14 Dhjetor 2025, 15:44 Nga E. D
Masakra në Australi/ Momenti kur pronari mysliman i dyqanit çarmatos
pamje nga vendngjarja

AUSTRALI- Një video e publikuar nga Bondi Beach në Sydney të Australisë, në masakrën me 12 viktima dhe 29 të plagosur tregon një kalimtar që çarmatos njërin nga personat e armatosur gjatë të shtënave. Burri që çarmatosi njërin nga autorët është dërguar në spital për ndërhyrje kirurgjikale, tha një i afërm i tij për mediat australiane.

Duke folur për 7NEWS, një burrë me emrin Mustafa e identifikoi burrin si kushëririn e tij mysliman 43-vjeçar, Ahmed al-Ahmed, baba i dy fëmijëve. Ai tha se 43-vjeçari, pronar i një dyqani ushqimesh, nuk kishte përvojë me armët dhe rastësisht ndodhej në vendngjarje kur vendosi të rrezikonte jetën e tij për tu përballur me personin e armatosur.

Një video që qarkullon në mediat sociale shihet burri duke iu afruar personit të armatosur nga pas, ndërsa ky po qëllonte ndaj qytetarëve që përpiqeshin të iknin. Pamjet e tregojnë atë duke e imobilizuar dhe duke i rrëmbyer armën. Pasi e çarmatosi sulmuesin, burri ngriti duart lart për t’ua bërë të qartë çdo oficeri policie aty pranë se nuk përbënte kërcënim. Më pas e hodhi armën në tokë dhe u largua.

Masakra në Australi/ Momenti kur pronari mysliman i dyqanit çarmatos

Sipas Mustafës, kushëriri i tij u plagos dy herë nga të shtënat me armë zjarri, ndoshta nga sulmuesi i dytë, dhe u dërgua në spital për mjekim. Autoritetet po vazhdojnë hetimin e tyre për incidentin, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të plagosurit./Dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2025, 08:00 E.d

Në formë të mirë fizike

Foto ilustruese Shtatë vjet më parë, kur lufta tregtare e SHBA-së me Kinën sapo kishte filluar, Ministria e Shkencës dhe Tekn...