Bota

VIDEO/ Momentet e terrorit pas të shtënave në SHBA, policia largon studentët që ishin fshehur në bibliotekën e Universitetit Brown

 Momente terrori absolut u kapën në një video, ku shihen studentët duke u strehuar në bibliotekën e institucionit, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna të forta me armë zjarri.

14 Dhjetor 2025, 08:25 Nga E.d
VIDEO/ Momentet e terrorit pas të shtënave në SHBA, policia
Foto ilustruse

SHBA- Një video e bërë publike tregon momentin, kur policia largon studentët e frikësuar nga godinat e Universitetit Brown. Momente terrori absolut u kapën në një video, ku shihen studentët duke u strehuar në bibliotekën e institucionit, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna të forta me armë zjarri.

Mediat e huaja shkruajnë se videoja tregon më shumë se një duzinë studentësh të tmerruar dhe të përlotur e të përkulur në dysheme përpara rafteve të librave, ndërsa të paktën shtatë shpërthime të forta mund të dëgjohen qartë. Incidenti ndodhi të shtunën, gjatë një sulmi masiv me armë zjarri që la dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur rëndë.

Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi saktësisht zhurmat specifike që dëgjohen në video. Megjithatë, menjëherë pas të shtënës së fundit, dhjetëra oficerë policie, të veshur me uniforma SëAT dhe me armë në dorë, sulmuan bibliotekën, duke u urdhëruar studentëve të ngrinin duart./Dosja.al

video shba terror

Sondazh

Poll

Bota 14 Dhjetor 2025, 08:00 E.d

Në formë të mirë fizike

Foto ilustruese Shtatë vjet më parë, kur lufta tregtare e SHBA-së me Kinën sapo kishte filluar, Ministria e Shkencës dhe Tekn...