Aktualitet

Zv.drejtori i SHBA për Evropën viziton SPAK: Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët

Në postimin e ndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit në krye të SPAK.

10 Dhjetor 2025, 19:39 Nga E. D
Zv.drejtori i SHBA për Evropën viziton SPAK: Përballja me krimin
pamje nga takimi

TIRANË- Zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar SPAK-un dhe kreun e saj Altin Dumanin. Në postimin e ndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit në krye të SPAK. Gjithashtu theksohet se Dumani ka vendosur standard në punën e përbashkët mes SHBA dhe Shqipërisë në goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll