Sport

Lajm i mirë për Egnatian, trajneri Edlir Tetova rikthehet në stërvitje…

Tashmë trajneri durrsak ka lënë pas gjithçka dhe sot ishte i pranishëm në stërvitjen e të tijve, duke i ndjekur ata i ulur në stol.

10 Dhjetor 2025, 16:15 Nga DOSJA

Lajm i mirë për Egnatian, trajneri Edlir Tetova rikthehet në

RROGOZHINE - Ishte paralajmëruar. Te Egnatia në prag të ndeshjes me Dinamo City, që do të zhvillohet të dielën në “Air Albania”, sot është rikthyer pranë skuadrës në stërvitje trajneri Edlir Tetova.

Kampioni i dyfishtë i stolit rrogozhinas, disa ditë më pare kreu një ndërhyrje dhe vendosi njç stendë në zemër dhe për këtë arsye mungoi në pankinën e Egnatias në ndeshjet me Flamurtarin dhe Vorën. Tashmë trajneri durrsak ka lënë pas gjithçka dhe sot ishte i pranishëm në stërvitjen e të tijve, duke i ndjekur ata i ulur në stol.

Fokusi i Egnatias është te sfida me Dinamo City, një rival direkt. Grupi i lojtarëve është i plotë, pasi me skuadrën është bashkuar edhe Jefferson. Por rikthimi i trajnerit Edlir Tetova është pa dyshim shumë i rëndësishëm dhe pritet të jetë një motiv më shumë për rrogozhinasit për fitore në ndeshjen e së dielës.

Në dy ndeshjet e fundit Egnatia u drejtua nga ndihmëstrajneri Julian Brahja, i cili regjistroi një humbje ndaj Flamurtarit (0-1) dhe një fitore ndaj Vorës (2-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll