Sport

VIDEO/ Barça fiton me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo. Njihuni me rezultatet e ditës së martë të Kupës së Kampioneve...

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të gjashtë në fazën e Kupës së Kampioneve, ku u luajtën 9 sfida.

9 Dhjetor 2025, 23:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Barça fiton me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo.

SPANJE - Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme, duke mundur me përmbysje skuadrën e Frankfurt, 2-1.

Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi si mos më keq për blaugranat, të cilët e pësuan në minutën e 21-të nga Knauff, por në pjesën e dytë, Kounde shënoi dy herë brenda 3 minutash (50’ dhe 53’), për të përmbysur takimin.

Në Bergamo, Chelsea u mposht me përmbysje 2-1 nga Atalanta. Edhe pse Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me Joao Pedron, por në të dytën, Scamacca dhe De Ketelaere përmbysën takjimin në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Atletico e Madridit mposhti 2-3 PSV-në, Tottenhami mundi 3-0, Marseja triumfoi 2-3 në Belgjikë përballë Royal Union dhe Monaco triumfoi 1-0 me Galatasarayn.

Ja rezultatet e ndeshjeve të ditës së martë:

Kairat Altaty - Olympiokas 0-1

Matins 73

Bayern Munich - Sporting 3-1

Gnabry 65’, Kral 69’, Tah 77’/ Kimmich 54(a)

Barcelona - Frankfurt 2-1

Kounde 50’, 53’ / Knauff 21’

Atalanta - Chelsea 2-1

Scamacca 55’,  De Ketelaere 83’ / Joao Pedro 25’

Monaco - Galatasaray 1-0

Balogun 68’

PSV - Atletico Madrid 2-3

Til 10’, Pepi 85’ / Alvarez 37’, Hancko 52’, Sorloth 56’

Royal Union - Marsejë 2-3

Khalaili 5’, 71’ / Paixao 15’, Greenwood 41’, 58’

Tottenham - Slavia Prague 3-0

Zima (A.G) 26’, Kudus (P) 50’, Simons (P) 79’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll