Sport

Sulmoi trajnerin e Liverpoolit, Mo Salah i vetmuar në palestër, lamtumira e tij po afrohet…

Sulmuesi egjiptian postoi në rrjetet sociale një imazh të seancës së tij të vetme stërvitore brenda ambienteve të Reds.

9 Dhjetor 2025, 18:30 Nga DOSJA

Sulmoi trajnerin e Liverpoolit, Mo Salah i vetmuar në palestër,

ANGLI - Mohamed Salah nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, të paktën derisa të gjendet një alternativë e qëndrueshme. Konfirmimi vjen nga rrjetet sociale të lojtarit egjiptian, ku ai postoi një foto të tij duke u stërvitur i vetëm në palestrën e Reds. 

Është një imazh i pagabueshëm, por është gjithashtu një tallje për trajnerin anglez Arne Slot, i cili e la jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Marrëdhënia e acaruar me trajnerin, e vënë në pah nga mos aktivizimet e fundit të sulmuesit egjiptian dhe komentet e tij të ashpra, nuk ka gjasa të përmirësohet në javët në vijim.

Kjo është një arsye tjetër për të ringjallur thashethemet tradicionale se Salah do të transferohej në Arabinë Saudite, ndoshta te Al Ittihad, e cila më parë kishte bërë një ofertë veçanërisht lajkatuese.

Alternativa duket të jetë MLS, duke pasur parasysh se shumë nga klubet më të mira të Evropës tashmë kanë lojtarë me këto cilësi, dhe nënshkrimi i Salah do të kërkonte disa transferime të profilit të lartë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll