Bota

 Tha se e vetmja kurë për obezitetin është Aushvici, pushohet nga puna mjeku në Austri 

Incidenti, i cili ka zemëruar stafin dhe autoritetet shëndetësore, ndodhi në spitalin shtetëror Horn.

9 Dhjetor 2025, 20:10 Nga E.d
 Tha se e vetmja kurë për obezitetin është
Foto ilustruese

AUSTRI- Një mjek është pushuar nga puna nga një spital austriak, pasi tha se e vetmja kurë për një pacient me obezitet të rëndë ishte Auschëitz. Incidenti, i cili ka zemëruar stafin dhe autoritetet shëndetësore, ndodhi në spitalin shtetëror Horn. Stafi tha se mjeku komentoi: "Vetëm më shumë Auschwitz do të ndihmonte këtu", duke iu referuar pacientit. Fillimisht u trajtua si një çështje e brendshme përpara se të përshkallëzohej në një skandal, sipas mediave lokale.

Stafi i spitalit thuhet se u njoftua pasi komenti u raportua gjatë një takimi, dhe një letër anonime iu dërgua më vonë gazetës austriake MeinBezirk, duke detajuar komentin dhe mjedisin toksik të punës. Mediat e huaja shkruajnë se letra pretendonte se stafi i infermierisë po refuzonte gjithnjë e më shumë ta shoqëronte mjekun në vizita për shkak të sjelljes së tij.

Shërbimi shëndetësor i Austrisë konfirmoi shkarkimin e mjekut pas një hetimi të brendshëm. Matthias Hofer, drejtori i komunikimit i agjencisë, tha se përgjigja ishte e menjëhershme sapo u bë ankesa.

"Sapo incidenti doli në dritë, personi i përfshirë u pezullua menjëherë. Pas një hetimi për çështjen, punësimi i tij u ndërpre me efekt të menjëhershëm," shtoi ai. Ai vuri në dukje se deklarata të tilla bien ndesh drejtpërdrejt me vlerat thelbësore, ndaj duhet të dënohen me termat më të forta të mundshme dhe nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë./Dosja.al

austri  aushvici mjeku

Sondazh

Poll