Sport

UEFA përzgjedh arbitrat shqiptarë për të vendosur drejtësi në dy ndeshje të rëndësishme në Europa League & Conference League

Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.

9 Dhjetor 2025, 15:45 Nga DOSJA

UEFA përzgjedh arbitrat shqiptarë për të vendosur

TIRANE - Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.

Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon - Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë do të jenë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.

Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert. Takimi Lyon - Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.

Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik - Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.

Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Ndeshja Breiðablik - Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll