Sport

Kartonë të kuq direkt për Carreras, Endrick... dhe Carvajal pati përplasje me gjyqtarin

“Je i tmerrshëm”, i tha Carreras gjyqtarit dhe në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, Carvajal i tha: “Niveli në të cilin gjykon, pastaj duke qarë në konferencën për shtyp”.

8 Dhjetor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Kartonë të kuq direkt për Carreras, Endrick... dhe Carvajal pati

SPANJE - Raporti i ndeshjes Real Madrid-Celta ekspozon disa lojtarë të Real Madridit dhe gjithashtu Carvajal, i cili ishte i lënduar, por ishte në tunel në fund të ndeshjes.

Gjyqtari Alejandro Quintero shpjegon në raportin e tij se Fran García u përjashtua pasi mori dy kartonë të verdhë, gjë që do të rezultojë në një pezullim prej një ndeshjeje.  Megjithatë, kartoni i kuq i Carreras nuk ishte për dy kartonë të verdhë, por përkundrazi një të kuq të drejtpërdrejtë. 

Arsyeja, sipas raportit, ishte thënia e gjyqtarit "je i tmerrshëm". Ky karton i kuq mund të çojë në një pezullim prej dy ndeshjesh.

Në atë incident, një anëtar i stolit të Real Madridit u përjashtua gjithashtu. Ishte Endrick ai që, sipas raportit zyrtar, mori karton të kuq për "ngritje nga stoli, largim nga zona teknike, bërtitje ndaj gjyqtarit të katërt dhe mbajtje nën kontroll nga anëtarët e stafit të trajnerëve".

Arbitri gjithashtu vuri në dukje në raportin e tij se Carvajal pati një përplasje me gjyqtarët. "Pasi mbaroi ndeshja, dhe ndërsa isha në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, identifikova lojtarin Daniel Carvajal Ramos, i cili nuk mbante veshje sportive dhe ishte veshur me rroba rruge, i cili më drejtua me këto fjalë: 'Niveli në të cilin gjykon, pastaj qan në konferencën për shtyp.'" 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll