Sport

Trofeu “Talenti i Vitit”, mësohen emrat e futbollistëve të rinj kandidatë…

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

8 Dhjetor 2025, 10:14 Nga DOSJA

Trofeu “Talenti i Vitit”, mësohen emrat e futbollistëve

TIRANE - Një nga trofetë më të rëndësishëm që do të jepet në Mbrëmjen Gala të futbollit shqiptar “Topi i Artë 2025” është edhe ai për të vlerësuar “Talentin e Vitit” në kategorinë për djem.

Një çmim që vlerëson dhe nderon pasionin dhe dëshirën për të luajtur futboll për të gjithë djemtë e rinj dhe që besojnë se një ditë mund të realizojnë ëndrrat e tyre.

Të nominuar për të fituar këtë trofe janë: Arlind Kurti, mbrojtës i Laçit, Ergis Arifi, mesfushor i Teutës, Erald Maksuti, sulmues i Flamurtarit dhe Fabjan Përndreca, mbrojtës i Bylisit.

Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit në spektaklin që do të nisë nga ora 20:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll