Sport

Arbër Hoxha - krenaria e Dinamos, për të 3-tin muaj radhazi “Më i miri në Kroaci”!...

Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha është kthyer në një lojtar vendimtar te skuadra e Dinamo Zagrebit.

7 Dhjetor 2025, 08:30 Nga DOSJA

Arbër Hoxha - krenaria e Dinamos, për të 3-tin muaj radhazi

KROACI - Në ndeshjen e së shtunës kundër Hajduk Split, e cila përkon me derbin e Kroacisë, goli i Hoxhës në minutën e 102-të i dha barazimin 1-1 dhe mbrojtjen e kreut Dinamos pas 16 javësh.

Në fillim të ndeshjes, anësorit shqiptar iu dorëzua çmimi prestigjioz “Lojtari i Muajt” nëntor në futbollin kroat. Për Arbër Hoxhën, ky është trofeu i tretë radhazi individual, pasi e ka fituar atë më herët në shtator dhe tetor.

Pas ndeshjes me Hajdukun, bomberi kuqezi ka reaguar në “Instagram”. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në derbin e sotëm”, shkruan Hoxha.

Arbër Hoxha - krenaria e Dinamos, për të 3-tin muaj radhazi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll