Sport

Premier League/ Leeds ndal Liverpoolin “in extremis” dhe i rrezikon pankinën Slotit...

Me këtë barazim, Liverpool ngjitet momentalisht në vendin e 8-të me 23 pikë, ndërsa stoli i Slot fillon sërish të dridhet.

7 Dhjetor 2025, 07:30 Nga DOSJA

Premier League/ Leeds ndal Liverpoolin “in extremis” dhe i rrezikon

ANGLI - Liverpool ka hedhur një tjetër hap të gabuar në Premier League, duke barazuar 3-3 me Leeds në transfertë.

Goli i parë u shënua në minutën e 48-të nga Ekitike dhe pas dy minutash, francezi shënoi dhe golin e dytë. Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave (73’ dhe 75’), vendasit barazuan sfidën me anë të Calvert-Lewin dhe Stach.

Por në minutën e 80-të, ishte hungarezi Szobozlai që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e tretë. Atëhere kur çdo gjë mendohej e përfunduar, ishte japonezi Tanaka, i cili në të 96-tën shënoi 3-3 për të rrëmbyuer një pikë për Leeds.

Me këtë barazim, Liverpool ngjitet momentalisht në vendin e 8-të me 23 pikë, ndërsa stoli i Slot fillon sërish të dridhet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll