Bota

Musk bën thirrje për shfuqizimin e BE-së: Sovraniteti duhet t’u kthehet vendeve individuale

Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X dje, për shkelje të detyrimeve të saj për transparencë sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

6 Dhjetor 2025, 21:54 Nga I.A
Musk bën thirrje për shfuqizimin e BE-së: Sovraniteti duhet
Elon Musk

SHBA- Miliarderi amerikan Elon Musk ka bërë thirrje për “shfuqizimin” e Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian gjobiti rrjetin e tij social X.

“BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”, shkroi Musk në X.

Postimi i tij me sa duket u pëlqye nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev i cili shpejt komentoi: Pikërisht.

Edhe Kirill Dmitriev, i cili kohët e fundit ka marrë pjesë në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kryesisht për çështje ekonomike dhe heqjen e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të ndaj Rusisë pas pushtimit, reagoi gjithashtu.

Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X dje, për shkelje të detyrimeve të saj për transparencë sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Ndër shkeljet e gjetura ishin dizajni mashtrues i "ticked blue", mungesa e transparencës në depozitën e reklamave dhe pengimi i studiuesve për të aksesuar të dhënat publike.

Kjo nuk është përplasja e parë publike midis Musk dhe Bashkimit Evropian. Miliarderi e ka kritikuar më parë procesin e përzgjedhjes së presidentit të Komisionit Evropian, duke e quajtur atë "jodemokratik".

elon musk

Sondazh

Poll