6 Dhjetor 2025, 08:50
Nga E. D
foto ilustruese
AFGANISTAN- Katër civilë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në Afganistan pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi në një zonë kufitare me Pakistanin. Kështu deklaroi guvernatori i provincës Spin Boldak të Afganistanit, Abdul Karim Jahand. Autoritetet talebane në Afganistan dhe qeveria pakistaneze akuzuan njëra-tjetrën të premten për hapjen e zjarrit në një zonë kufitare.
Situata vijon të mbetet shqetësuese mes vendeve, ndërsa pasojat rëndojnë më shumë mbi civilët. Përleshje kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy vendeve muajt e fundit, ndërsa qeveria e Talibanëve në Afganistan ka akuzuar gjithashtu Pakistanin se ka kryer sulme ajrore brenda territorit të tyre.
Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, por secila ka fajësuar tjetrën për nisjen e katër orëve luftimesh. Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, akuzoi Talibanët për të shtëna të paprovokuara.
“Një reagim i menjëhershëm, i ashpër dhe intensiv u është dhënë nga forcat tona të armatosura. Pakistani mbetet plotësisht i gatshëm dhe i përkushtuar për të garantuar integritetin e tij territorial dhe sigurinë e qytetarëve tanë," thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, një zëdhënës i Talibanëve tha se Pakistani sërish ka nisur sulmet dhe se ata janë detyruar të përgjigjen. Pamjet nga zona tregonin një numër të madh afganësh që largoheshin në këmbë dhe me automjete, ndërsa njerëzit në qytetet fqinje po ashtu po iknin nga frika se luftimet mund të përhapeshin.
Përleshjet e natës erdhën më pak se dy muaj pasi të dy palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari dhe Turqia. Ai armëpushim i dha fund luftimeve më të ashpra mes Pakistanit dhe Talibanëve që nga rikthimi i grupit në pushtet në vitin 2021, megjithëse tensionet kanë mbetur të larta./Dosja.al
kufuri afganistan-pakistan
Bota
6 Dhjetor 2025, 08:20
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur për konfliktet në botë dhe marrëdhënien me SHBA. Në nj...
Bota
6 Dhjetor 2025, 08:16
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më...
Bota
6 Dhjetor 2025, 07:44
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Departamenti i Shtetit deklaroi se çdo përparim i vërtetë drejt një marrëveshjeje paqeje do t&...
Bota
6 Dhjetor 2025, 07:40
E. D
EUROPË- Projekti gjigant për të lidhur Europën dhe Afrikën duket se po i afrohet realitetit, por sfidat për t’u kapër...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:56
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Parlamenti gjerman, Bundestagu, ka votuar për të futur shërbimin ushtarak vullnetar, në një lëvizje...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:45
M.L
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Autoritetet talebane akuzuan Pakistanin sonte se kishte goditur Afganistanin në kufirin midis dy vende...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:41
M.L
SIRI- Një betejë e paparë për dominim politik dhe ushtarak vazhdon në Siri, ndërsa ish -zyrtarë të lartë t&e...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:34
Daniel Serwer
Foto ilustruese
BRUKSEL- Nënkomiteti i Evropës i Dhomës së Përfaqësuesve mbajti dje një seancë dëgjimore ...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:25
M.L
Foto nga protesta
BULLGARI- Qeveria e Bullgarisë tha këtë javë se po tërhiqte një propozim të diskutueshëm buxhetor...
Bota
5 Dhjetor 2025, 22:04
M.L
Rubio-Trump- Hegseth
SHBA- Doktrina e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se si SHBA-të duhet t'i qasen politikës së t...