Sport

Pas Briken Caljes, edhe Ertjan Kofsha kampion i Ballkanit me 3 rekorde të reja...

Dita e mërkurë ishte ajo e triumfeve absolute për peshëngritjen shqiptare në Kampionatin Ballkanik të kësaj disipline sportive të mbajtur në Durrës.

4 Dhjetor 2025, 12:45 Nga DOSJA

Pas Briken Caljes, edhe Ertjan Kofsha kampion i Ballkanit me 3 rekorde të

DURRES - Pas Briken Caljas, i erdhi radha peshëngritësit Ertjan Kofshës që të shkëlqente në këtë kompeticion me sportistin kuqezi që dominoi në mënyrë absolute në kategorinë e tij, peshën deri 94 kg, duke fituar 3 medalje të arta dhe njëkohësisht duke thyer edhe 3 rekorde ballkanike.

Në stilin e shkëputjes, Ertjan Kofsha arriti të triumfojë duke ngritur peshën 165 kg, ndërsa në shtytje peshëngritësi kuqezi e mbylli garën me 193 kg dhe në dygarësh, rezultati i tij ishte 358 kg dhe të treja këto rezultate janë rekorde të Ballkanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2025, 09:00

Alarm te Real Madridi… priten testet!

SPANJE - Nuk ishin të gjitha lajme të mira për Real Madridin në fitoren e tyre në San Mamés. Mbrojtësi anglesz Trent doli...