Sport

Alarm te Real Madridi… priten testet!

Anglezi dëmtoi kofshën e majtë dhe është në pritje të testeve mjekësore, por te Real Madridi nuk ka shumë optimizëm.

4 Dhjetor 2025, 09:00 Nga DOSJA

Alarm te Real Madridi… priten testet!

SPANJE - Nuk ishin të gjitha lajme të mira për Real Madridin në fitoren e tyre në San Mamés. Mbrojtësi anglesz Trent doli nga fusha i lënduar në minutën e 55-të dhe është duke pritur testet në kofshën e majtë . Klubi është duke pritur rezultatet, por nuk ka shumë optimizëm dhe ka shqetësime për dëmtimin.

Ndërkohë, Camavinga u largua nga fusha me një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë. Real Madridi është gjithashtu në pritje të një vlerësimi të mëtejshëm të gjendjes së lojtarit, por pas ekzaminimeve fillestare, nuk duket të jetë një dëmtim serioz. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll