Bota

Vetë e përfshirë në skandalin e 'Katargate'/ Eva Kaili i del në mbrojtje Federica Mogherinit: Jam e shokuar

Mogherini u arrestua të martën pasi policia belge kreu një seri bastisjesh në Kolegjin e Evropës në Bruges, shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel dhe në shtëpi private.

3 Dhjetor 2025, 12:50 Nga I.A
Vetë e përfshirë në skandalin e 'Katargate'/ Eva
Eva Kaili

BRUKSEL- Ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e dyshuar në hetimin për korrupsion në Katargate, i ka dalë në mbrojtje ish-diplomates së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pasi kjo e fundit dyshohet për mashtrim.

“Jam e shokuar”, tha Kaili për të përditshmen italiane La Stampa, duke komentuar lajmin për paraburgimin gjyqësor të Mogherinit.

“Më duket se operacioni është i drejtuar kundër Italisë. Mund të shkatërrojë karriera politike dhe të krijojë ndërhyrje përpara se të paraqiten provat.”

Mogherini u arrestua të martën pasi policia belge kreu një seri bastisjesh në Kolegjin e Evropës në Bruges, shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel dhe në shtëpi private. Prokurorët dyshojnë se Mogherini bashkëpunoi me zyrtarin e lartë të Komisionit, Stefano Sannino, në vitet 2021 dhe 2022 për t'i dhënë Kolegjit të Evropës një kontratë publike për një akademi të re diplomatike të BE-së.

Mogherini nuk është vetëm rektore e kolegjit, por ka udhëhequr edhe akademinë që nga themelimi i saj në vitin 2022.

"Duhet ta ndajmë politikën nga abuzimet me drejtësinë. Belgjika nuk është një vend i sigurt për politikën dhe italianët," shtoi Kaili.

Kaili, një ish-eurodeputete greke, u arrestua në Bruksel në dhjetor 2022 me dyshimin për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. Hetuesit belgë dyshojnë se Katari, Maroku dhe vende të tjera kanë kërkuar të ndikojnë në vendimet e Parlamentit Europian nëpërmjet pagesave në para të gatshme dhe dhuratave për ligjvënësit ose asistentët e tyre. Kaili ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.

"Më trishton fakti që rasti im nuk na ka dhënë mësime të mjaftueshme dhe se të njëjtat gabime vazhdojnë të bëhen, pa u dekurajuar", shtoi Kaili.

Kohët e fundit ajo ka nisur një turne librash në Itali, ku ka paraqitur rrëfimin e saj për aferën e korrupsionit para mediave lokale dhe ka theksuar ato që ajo pretendon se ishin parregullsi procedurale në hetimin belg./Dosja.al

eva kaili federica mogherini

Sondazh

Poll