3 Dhjetor 2025, 07:58
Nga E. D
Gustavo Petro, Donald Trump
KOLUMBI- Presidenti socialdemokrat kolumbian Gustavo Petro të martën u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë sovranitetin kombëtar të vendit të tij, pasi Donald Trump kërcënoi të urdhëronte sulme ndaj vendeve ku prodhohet kokaina, ku Kolumbia renditet e para në botë në prodhimin e kësaj substance.
"Mos e kërcënoni sovranitetin tonë kombëtar, sepse do ta zgjoni jaguarin. Sulmi ndaj sovranitetit tonë kombëtar është i barabartë me shpalljen e luftës, mos dëmtoni dy shekuj marrëdhënie diplomatike", paralajmëroi Presidenti Petro nëpërmjet X.
Më parë, Presidenti i SHBA-së Trump paralajmëroi se çdo vend që prodhon kokainë të shitur në SHBA është në rrezik të sulmohet. Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh në Karaibe dhe Paqësor që nga fillimi i shtatorit kundër anijeve që Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thonë se transportonin drogë, duke synuar në veçanti Venezuelën. Më shumë se 80 persona janë vrarë në sulme. Presidenti Petro i ka denoncuar sulmet, duke i quajtur ato vrasje jashtëgjyqësore.
"Kolumbia prodhon kokainë, ka laboratorë prodhimi kokaine dhe na shet kokainë, të cilën e vlerësojmë shumë. Kushdo që e bën këtë dhe shet në vendin tonë mund të sulmohet (...) Jo vetëm Venezuela", tha Trump dje me sarkazëm.
"Nëse ka ndonjë vend që ka ndaluar konsumimin e mijëra ton kokainë nga amerikanët e veriut, ai është Kolumbia", kundërshtoi Petro.
Donald Trump akuzon homologun e tij kolumbian se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar trafikun e drogës ai shkoi aq larg sa e quajti atë një "lord droge" dhe qeveria e tij ka vendosur sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj Petro dhe atyre pranë tij. Ndërsa ka hequr Kolumbinë nga lista e vendeve që i konsideron aleate në luftën kundër trafikut të drogës, duke e privuar atë nga qindra miliona dollarë fonde.
Nga ana e tij, Gustavo Petro akuzon homologun e tij amerikan se po ndërhyn në punët politike të vendit të tij me qëllim që të ndikojë në opinionin publik në mënyrë që e majta të rrëzohet nga pushteti në zgjedhjet e vitit 2026./Dosja.al
kolumbi shba gustavo petro donald trump
Bota
3 Dhjetor 2025, 07:42
E. D
pamje nga takimi
RUSI- Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjë kompromis për zgjidhjen e luftës në Ukrainë. K&eu...
Bota
2 Dhjetor 2025, 22:56
pamje nga takimi
RUSI- Ajo që nisi me përshëndetje formale mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë t&eu...
Bota
2 Dhjetor 2025, 22:41
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka pasur “kurrë” mundësi...
Bota
2 Dhjetor 2025, 18:04
E. D
Federica Mogherini
BRUKSEL- Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, u arrestua...
Bota
2 Dhjetor 2025, 17:23
E. D
Federica Mogherini
BRUKSEL- Moska dhe Budapesti kanë reaguar menjëherë, pasi policia belge bastisi zyrat diplomatike të BE-së...
Bota
2 Dhjetor 2025, 16:58
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me vend...
Bota
2 Dhjetor 2025, 15:38
E. D
Federica Mogherin
BRUKSEL- Gazeta italiane La Repubblica ka shkruar një artikull lidhur me arrestimin e Federica Mogherini, rektorja e Koleg...
Bota
2 Dhjetor 2025, 14:57
I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe një nga diplomatët më t&...
Bota
2 Dhjetor 2025, 14:40
M.L
Vladimir Putin (majtas), Steve Witkoff
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (majtas) me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Wi...
Bota
2 Dhjetor 2025, 14:08
I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Federica Mogherini është vënë në pranga ditën e sotme për mashtrim mbi keqpërdorim...