Bota

"Skandal tronditës"/Arrestimi i Federica Mogherini dhe 2 zyrtarëve të lartë të BE-së, Rusia dhe Hungaria: BE mbyll sytë para korrupsionit, u jep leksione të tjerëve

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se BE-ja shpesh i mbyll sytë ndaj problemeve të saj të brendshme, ndërsa u mëson në mënyrë aktive vendeve të tjera. Ajo theksoi se BE-ja i përdor problemet ndërkombëtare si një mundësi për të përfituar, duke përmendur pandeminë COVID-19 dhe krizën rreth Ukrainës.

2 Dhjetor 2025, 17:23 Nga E. D
"Skandal tronditës"/Arrestimi i Federica Mogherini dhe 2
 Federica Mogherini

BRUKSEL- Moska dhe Budapesti kanë reaguar menjëherë, pasi policia belge bastisi zyrat diplomatike të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh dhe u arrestuan tre zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se BE-ja shpesh i mbyll sytë ndaj problemeve të saj të brendshme, ndërsa u mëson në mënyrë aktive vendeve të tjera. Ajo theksoi se BE-ja i përdor problemet ndërkombëtare si një mundësi për të përfituar, duke përmendur pandeminë COVID-19 dhe krizën rreth Ukrainës.

“BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve. Miliona euro kalojnë prej vitesh nga kanalet e korrupsionit në Kiev drejt BE-së, dhe se kjo është e qartë për të gjithë," deklaroi Zakharova.

Ndërsa, zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e cilësoi situatën si një tjetër goditje për imazhin e Brukselit.

“Një ditë tjetër, një skandal tjetër tronditës në BE. Policia bastis EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës në agim? Arrestime, dokumente të sekuestruara, akuza për korrupsion? As nuk do ta shpikje. Institucionet e BE-së “ngjajnë më shumë me një serial detektiv sesa me një bashkim funksional”, tha ai./Dosja.al

 federica mogherini

Sondazh

Poll