2 Dhjetor 2025, 13:50
Nga I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Ish-shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj. Euractiv shkruan se Policia belge ka bastisur shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së.
Një zëdhënës i Kolegjit, ku Mogherini ka qenë rektore që nga viti 2020, tha se nuk e dinte nëse ajo ishte arrestuar dhe refuzoi të komentonte më tej. Mogherini drejtoi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka qenë drejtoreshë e Akademisë që nga viti 2022. Një tjetër punonjës i Kolegjit të Evropës, i përfshirë në departamentin e arsimit ekzekutiv, u ndalua gjithashtu.
Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sannino është vënë në pranga. Sannino më parë ishte sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nën drejtimin e Mogherinit, gjatë periudhës kur u krijua Akademia Diplomatike. Ai është aktualisht drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.
Komisioni konfirmoi se policia ishte e pranishme të martën në ndërtesat e EEAS-së, dhe kjo është pjesë e hetimit të vazhdueshëm mbi aktivitetet e kryera gjatë mandatit të mëparshëm.
“Gjysmë ore më parë, u informova për atë që po ndodh në Bruges”, tha Herman Van Rompuy, ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili tani është president i këshillit administrativ të Kolegjit të Evropës në Bruges./Dosja.al
federica mogherini stefano sannino
Bota
2 Dhjetor 2025, 13:45
I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka bastisur institucionet e BE-së dhe shkollat e lidhura me to. EuNews shkruan se kont...
Bota
2 Dhjetor 2025, 13:22
I.A
BELGJIKË- Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropë...
Bota
2 Dhjetor 2025, 12:33
M.L
Maduro
VENEZUELA- Ndërsa presioni i Uashingtonit mbi Venezuelën vazhdon të përshkallëzohet, ku Donald Trump thuhet se i ...
Bota
2 Dhjetor 2025, 12:13
M.L
Përmbytjet
AZI- Në ditët e fundit, një kombinim shiu të rrëmbyeshëm musonik dhe ciklonesh tropikale ka shkaktuar pë...
Bota
2 Dhjetor 2025, 09:08
M.L
Putin-Witkoff
UKRAINA- Ethet diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë me tak...
Bota
2 Dhjetor 2025, 09:03
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi të hënën autoritetet zgjedhore të Hondurasit p&e...
Bota
2 Dhjetor 2025, 08:41
M.L
Foto ilustruese
Nëse ka ndonjë mënyrë sesi zyrtarët e Bashkimit Evropian mendojnë se mund të marrin pjesë në b...
Bota
2 Dhjetor 2025, 08:36
M.L
Foto nga vendngjarja
INDONEZI- Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë is...
Bota
2 Dhjetor 2025, 08:30
M.L
Foto ilustruese
KUBË- Më shumë se 30 persona, përfshirë 21 fëmijë dhe adoleshentë, kanë vdekur nga shp&eu...
Bota
2 Dhjetor 2025, 08:23
M.L
Joaquin Guzman Lopez
MEKSIKË- Joaquin Guzman Lopez, djali i trafikantit famëkeq meksikan “El Chapo” Guzman, është deklaruar...