Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi, njeriu gol i Mallorcës... Shënoi dy herë ndaj Osasunës!

Mallorca ka 13 pikë renditet në vendin e 15-të pas 14 ndeshjeve të luajtura, një më shumë se Osasuna që është në vendin e 17-të.

29 Nëntor 2025, 21:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Vedat Muriqi, njeriu gol i Mallorcës... Shënoi dy herë

SPANJE - Vedat Muriqi ka vazhduar me formë e mirë sportive në La Liga të Spanjës me skuadrën e Mallorcas. 

Ai të shtunën shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj Osasunas, ndshje që përfundoi 2:2. 

Ballafaqimi I zhviluar në stadiumin “Son Moix” i takoi javës së 14-të të La Ligas.  Sulmuesi i ‘dardanëve’ Muriqi ka tetë gola të shënuar tani në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të La Ligas. 

Muriqi siguroi epërsinë 2-0 për Mallorcan pas dy golave të shpejtë. Në minutën e 62-të shënoi nga penalltia, ndërsa katër minuta më vonë, gjuajti saktë brenda zonës për 2-0. 

Gjithsesi, Mallorca pësoi dy gola në minutën e 82-të dhe të dytë të kohës shtesë për rezultatin e barabartë 2-2. 

Mallorca ka 13 pikë renditet në vendin e 15-të pas 14 ndeshjeve të luajtura, një më shumë se Osasuna që është në vendin e 17-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll