Sport

Nuk ka fitues në Ballsh, Bylisi ndal Dinamon në barazim pa gola!

90 minuta mjaft të luftuar, ku ballshiotët ishim më kërkues, por nuk ia dolën të shënojnë dot asnjë gol.

29 Nëntor 2025, 17:19 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në Ballsh, Bylisi ndal Dinamon në barazim pa gola!

BALLSH - Është mbyllur pa shumë histori ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos. 90 minuta mjaft të luftuar, ku ballshiotët ishim më kërkues, por nuk ia dolën të shënojnë dot asnjë gol.

Për dinamovitët është një tjetër hap “mbrapa” në klasifikim, pasi tashmë bëhet ndeshja e 4-të pa fitore në Superiore. ndëkrohë nga krahu tjetër ballshiotët marrin 1 pikë pas 2 humbjeve rresht.

Pas këtij barazimi, Dinamo mban vendin e 5-të me 20 pikë, duke dalë jashtë “Final – Four”, ndërkohë Bylisi ndodhet në vendin e 8-të me 13 pikë.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2025, 14:30

Hapi i parë i Gabriel Jesus…

Gabriel Jesus dhe Arteta, gjatë një seance stërvitore ANGLI - Futbollisti brazilian Gabriel Jesus, futbollist i Arsenalit, mori pj...