Sport

Lojtari që kushtoi 67 milionë euro është afër debutimit të tij me Newcastle…

"Ai u stërvit me ne për herë të parë të mërkurën dhe ishte shumë i lumtur", tha Eddie Howe për Yoane Wissa, i cili u lëndua në shtator, ndërsa luante për Republikën Demokratike të Kongos.

29 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA
Lojtari që kushtoi 67 milionë euro është afër debutimit
Yoane Wissa shënoi 19 gola në sezonin e kaluar në Premier League

ANGLI - Yoane Wissa, i cili ende nuk ka debutuar për Newcastle United, klubin që e nënshkroi atë në merkaton e verës për rreth 67 milionë euro, u rikthye në stërvitje me ekipin këtë javë, pasi u rikuperua nga një dëmtim në gju që pësoi në shtator ndërsa luante për ekipin kombëtar të Republikës Demokratike të Kongos.

"Kemi një datë në mendje për kthimin e tij"

"Ai po shkon mirë. Ai u stërvit me ne për herë të parë të mërkurën dhe ishte shumë i lumtur. Ishte hera e tij e parë me grupin. Kemi një datë në mendje për rikthimin e tij, por mendoj se është më mirë ta mbaj për vete. Nuk duam të zhgënjejmë askënd", tha Eddie Howe të premten, përpara ndeshjes kundër Evertonit, ku konfirmoi dëmtimin e Kieran Trippier.

Sulmuesi, i cili luajti katër sezonet e fundit te Brentford dhe shënoi 19 gola në Premier League vitin e kaluar, u desh të zëvendësohej në ndeshjen e ekipit të tij kombëtar kundër Senegalit më 9 shtator, ndeshje që i siguroi një vend në fazën eliminatore për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

Kontrata e Wissas do të skadonte në verën e vitit 2026, gjë që ngriti dyshime nëse Newcastle bëri gjënë e duhur duke investuar një pjesë të 150 milionëve që morën për Alexander Isak në këtë sulmues, përveç problemeve të tij fizike që e kanë penguar atë të debutojë dhe mundësisë që ai të largohet në fillim të vitit për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll