Sport

Formula 1/ Oscar Piastri më i shpejti në garën e Sprintit në Grand Prix të Katarit…

Larg pritshmërive Max Verstappen, që është kaluar për herë të parë edhe nga shoku i skuadrës, Yuki Tsunoda.

29 Nëntor 2025, 11:28 Nga DOSJA

Formula 1/ Oscar Piastri më i shpejti në garën e Sprintit në

KATAR - Oscar Piastri ka befasuar në kualifikueset e sotme të garës së Sprintit në Grand Prix të Katarit. Piloti australian i McLaren ishte më i shpejti me kohën 1’20’’055. George Russell i Mercedes u rendit i dyti me vetëm 32 të mijtat pas Piastri. Në vend të 3-të lideri i Botërorit, Lando Norris.

Vendin e 6-të ka zënë Max Verstappen, kurse Charles Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të. Zhgënjim i madh për Lewis Hamilton, i cili doli jashtë në Q1, duke u pozicionuar kështu në vend të 18-të. Në këto kualifikuese pati surpriza dhe konfirmime.

Piastri ka zënë “pole position”, me një kohë të jashtëzakonshme. Ai ka vënë në presion shokun e skuadrës te McLaren, Lando Norris, i cili kryeson klasifikimin e Botërorit. Mes tyre do të niset George Russell, në një moment shumë të mirë. Vendi i 4-t i ka takuar Fernando Alonso. Larg pritshmërive Max Verstappen, që është kaluar për herë të parë edhe nga shoku i skuadrës, Yuki Tsunoda.

Dhjetëshja e parë është plotësuar me Andrea Kimi Antonelli (vendi i 7-të), Carlos Sainz (vendi i 8-të), Charles Leclerc (vendi i 9-të dhe Alexander Albon (vendi i 10-të). Hamilton ishte protagonist i episodit negativ të radhës në këtë sezon të errët. Piloti britanik, 7 herë kampion bote, u eliminua direkt në Q1 dhe do të niset nga vendi i 18-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll