Sport

Superiorja/ Teuta surprizon Vllazninë në “Loro Boriçi”, Elbasani barazon me Partizanin dhe vazhdon në krye i vetëm…

Elbasani vazhdon i vetëm në vendin e parë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Partizani në vend të 7-të me 14 pikë

28 Nëntor 2025, 20:56 Nga DOSJA

Superiorja/ Teuta surprizon Vllazninë në “Loro

TIRANE - Janë luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së 13-të në Abissnet Superiores, ku nuk kanë munguar edhe surprizat. Elbasani është ndalur në një barazim pa gola përballë Partizanit, por një pike ka mjaftuar për të mbajtur vendin e pare në krye të renditjes. Në Shkodër, Teuta ka surprizuar Vllazninë, duke e mundur me rezultatin 1-0.

Në “Elbasan Arena”, pavarësisht volumit të lojës, Elbasani dhe Partizani nuk u treguan konkretë dhe të saktë në finalizimin e aksioneve, duke dhuruar një barazim 0-0 në këtë javë të 13-të të Abissnet Superiore. Barazimi i dytë radhazi për Elbasanin, pas atij me Dinamon në javën e kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të kuqtë, të cilët barazuan me Vllazninë në javën e kaluar.

Me këtë barazim, Elbasani vazhdon i vetëm në vendin e parë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Partizani në vend të 7-të me 14 pikë.

Goli i shënuar nga Beshiraj në minutën e 84-t bëri që Teuta të surprizojë Vllazninë në “Loro Boriçi” për një fitore 1-0. Një ndeshje me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa. Durrsakët panë t’u anulohej edhe një gol që në fillim të ndeshjes, ndërsa në fundin e takimit humbën shërbimin e Fadairo, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Karton i kuq dhe për drejtorin sportiv, Renato Arapi për protesta.

Vllaznia humbet vendin e parë në renditje dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve, Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 4-t.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll