Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e para që lejon rusët të marrin pjesë në gara, me himnin dhe flamurin e tyre kombëtar
RUSI - "Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka lundruar në një periudhë presioni të fortë gjeopolitik me përgje...
Shqiperia e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën me 1 dhjetor ne ora 14:00 ne stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

TURQI - Shqipëria e vajzave barazoi 1-1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj.
Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.
Kombëtarja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Vajzat tona u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë.
Shqipëria kaloi shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj u gjend saktë dhe shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë vajzave kuqezi. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favorin tonë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën.
Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin dhe zhvillimin e aksioneve.
Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por arbitrja kryesore nuk reagoi dhe vendosi të mos fishkëllejë. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.
Shqiperia e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën me 1 dhjetor ne ora 14:00 ne stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.
B.T (Dosja.al)
RUSI - "Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka lundruar në një periudhë presioni të fortë gjeopolitik me përgje...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, një njeri i artë. Kampioni portugez u dhuroi nga një orë të veçantë të...
BOLIVI - Shtatëmbëdhjetë kartonë të kuq! Ky është totali i jashtëzakonshëm i përjashtimeve që shën...
KATAR - Pesëdhjetë e tetë pikë janë në garë, gjashtëdhjetë nëse llogariten dy xhirot më të shpejta...
FRANCE - Dëmtimet e PSG-së vazhdojnë, me parizienët që pësojnë një tjetër pengesë: Edhe Nasser Al-Khelaifi l...
ITALI - Milani dëshiron të vazhdojë. Pas fitores dërrmuese në derbi, kuqezinjtë presin Lazion në San Siro: pengesa e f...
SPANJE - Wojciech Szczesny, portieri karizmatik rezervë i FC Barcelonës, ka dhënë një intervistë shumë personale p&eum...
Marius Vizer, presidenti i Federatës Ndërkombëtare (në qendër), dhe Vladimir Putin, gjatë garës ekipore të Kampionatit...
FRANCE - Në formë të shkëlqyer me Marsejën, a do të luajë Mason Greenwood në Kupën e Botës 2026? Ai do t&eum...
SPANJE - Të martën e kaluar, Marc Cucurella pati një ndeshje të shkëlqyer kundër Barcelonës. Mbrojtësi pati...