Bota

VIDEO/ Bie zjarr në një ndërtesë në Hong Kong, 4 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar 

 Tym i dendur ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët.

26 Nëntor 2025, 11:13 Nga E.d
VIDEO/ Bie zjarr në një ndërtesë në Hong
Foto Ilustruese

KINA-  Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në Hong Kong, ku katër persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetra të tjerë janë bllokuar nga retë e tymit. Tym i dendur ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët.

Mediat e huaja shkruajnë se shumë persona kanë pësuar djegie të shumta. Afër ndërtesës ndodhen edhe shumë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje. Kjo bën që zjarri të përhapet me shpejtësi edhe në mjediset e tjera përreth./Dosja.al

hong kong zjarrfikësit flakët

Sondazh

Poll