Sport

Zhegrova, vetëm 10 minuta në Champions League, Spalletti tregon arsyen përse...

Skuadra e Juventusit mbrëmë arriti një fitore të vështirë me rezultatin 2-3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve.

26 Nëntor 2025, 11:47 Nga DOSJA
Zhegrova, vetëm 10 minuta në Champions League, Spalletti tregon arsyen

ITALI - Futbollisti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti pak minuta, duke u aktivizuar në minutën e 83-të në ndeshjen Bodo/Glimt-Juventus.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti shpjegoi në njëfarë mënyre edhe pse Zhegrova nuk po merr më shumë minuta.

“Kemi shumë lojtarë që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri.

Duhet të luajmë futboll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokritet”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll