Sport

VIDEO/ Jose Mourinho merr fitoren e parë me Benficën, shtanget Galatasaray në Stamboll…

Mbyllen dy ndeshjet e para të ditës së pestë të Champions League, ku udhëtuesit dolën fitues

25 Nëntor 2025, 20:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Jose Mourinho merr fitoren e parë me Benficën, shtanget

ZVICER - Janë mbyllur dy ndeshjet e para të raundit të pestë në Champions League. Jose Mourinho mori fitoren e parë në stolin e Benficas në këtë garë. Portugezët triumfuan 0-2 ndaj Ajax në transfertën e Amsterdamit.

Dahl zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në Barriero vulosi takimin me golin në minutën e 90-të.

Surpriza erdhi nga Turqia, ku Galtarasay u mposht në shtëpi minimalisht nga belgët e Royale Union SG. David në minutën e 57-të realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke I dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës së tij belge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll