Sport

Revolucion te Dinamo e rrjetës, largohen trajneri Orlando Koja dhe lojtaret e huaja…

Në qendër të vëmendjes kohët e fundit në volejbollin e femrave, drejtuesit e klubit të Dinamos kanë ndërmarrë dhe ka ndryshuar politikat e saj sportive për të ardhmen…

25 Nëntor 2025, 17:00 Nga DOSJA

Revolucion te Dinamo e rrjetës, largohen trajneri Orlando Koja dhe lojtaret

TIRANE - Pas një periudhe shumë të vështirë psikologjike për shkak të çështjes së braziliane Nayara Ferreira, skuadra e Dinamos ka pësuar edhe një rënie në rezultate sportive.

Nisur nga kjo, tashmë është zyrtarizuar se Orlando Koja nuk do të jetë më trajner i ekipit blu. Nuk do të jenë pjesë e Dinamos as lojtaret e huaja, Kurerova dhe Atepalina.

Menaxhimi jo i duhur i situatës se krijuar dhe mungesa e rezultateve janë arsyet që kanë sjellë këto ndryshime. Gjithhashtu mund të ketë edhe një lëvizje të kapitenes Bego, por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.

Vendin e trajnerit Orlando Koja do ta marrë asistenti i tij, Kliton Dodaj, ndërsa zëvendëstrajner pritet të bëhet Naim Limanaj.

Revolucion te Dinamo e rrjetës, largohen trajneri Orlando Koja dhe lojtaret

Raportohet se në vazhdim vëmendja e Dinamos do të jetë tek elementi vendës dhe te vajzat e reja te perspektives.

Dinamo e grupmoshës 20 vjeç fitoi 3-0 ndaj Tiranës në Kupën e Rinisë, duke dëshmuar se ka ekipe zinxhir që premtojnë për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll