Sport

VIDEO/ Befason Muçi, edhe pse zëvendesues, ai shënon dopietë në fitoren e Trabzonsporit

Ernest Muçi ka gjetur golat e parë me fanellën e Trabzonspor në Turqi. Sulmuesi shqiptar ishte autor i një dopiete në Superligë, në fitoren 4-3 ndaj Istanbul Basaksehir.

25 Nëntor 2025, 15:25 Nga DOSJA

VIDEO/ Befason Muçi, edhe pse zëvendesues, ai shënon

TURQI - I futur nga stoli në minutën e 63-të, sulmuesi shqiptar Ernest Muçi shënoi golin e parë personal në minutën e 77-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e përkohshëm 2-3.

Vendasit barazuan në minutën e 91-të, por sërish u shfaq Ernest Muçi si vendimtar.

Në minutën e 11-të shtesës, sulmuesi shqiptar realizoi një supergol nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren 4-3 Trabzonsporit.

Këta janë golat e parë për Muçin me fanelën e Trabzonspor, aty ku u transferua në merkaton e verës nga Besiktas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll