Sport

Presidenti Perez, marrëveshje me Apple: lind projekti "Bernabéu Infinito".Fantazi apo...

Presidenti i Real Madridit shpall aleancën e së ardhmes! Marrëveshje me Apple për të sjellë meta-universin në futboll me projektin "Bernabéu Infinito".

24 Nëntor 2025, 10:00 Nga DOSJA

Presidenti Perez, marrëveshje me Apple: lind projekti "Bernabéu

SPANJE - Siç raportohet nga AS, Florentino Pérez ka zyrtarizuar një aleancë strategjike me Apple për të udhëhequr Real Madridin dhe Santiago Bernabéun e ri drejt së ardhmes dixhitale.

Qëllimi është jashtëzakonisht ambicioz: ai do t'u lejojë tifozëve në të gjithë botën të përjetojnë ndeshjet në meta-univers, sikur të ishin ulur fizikisht në tribuna.

Ideja, e njoftuar gjatë mbledhjes së aksionarëve, ka marrë formë në muajt e fundit dhe tani është gati të bëhet realitet.

Në një deklaratë për revistën GQ, presidenti i Merengues shpjegoi vizionin e projektit: "Ne po punojmë së bashku në një projekt që e kam ndjekur për shumë vite: t'i lejojmë çdo tifozi të përjetojë emocionin e Bernabeut sikur të ishte këtu, në stadium.

Do të jetë si të hapim dyert e stadiumit për të gjithë planetin, pa kufij dhe me një cilësi teknologjike që do të shënojë një para dhe pas në botën e sportit ."

Gazeta vëren se Real Madridi tashmë ka një strukturë të brendshme të dedikuar për inovacionin teknologjik. Ky është Departamenti i Transformimit, një departament që raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm José Ángel Sánchez.

Ky divizion i dha jetë projektit RM Next, i cili përqendrohet në teknologjinë dixhitale, metaversin dhe format e reja të ndërveprimit global me tifozët.

Megjithatë, Pérez po mbikëqyr personalisht negociatat me Apple për të krijuar atë që klubi e quan “Bernabéu Infinito”, një përvojë plotësisht gjithëpërfshirëse që mund të revolucionarizojë mënyrën se si përjetohet futbolli.

Ideja është t’u ofrohen miliarda njerëzve njëkohësisht vende të ndryshme virtuale , nga rreshti i parë deri te tribunat. Për ta bërë këtë, ndeshjet do të duhet të filmohen me kamera 360°, përveç atyre tradicionale që përdoren për transmetimet televizive.

Në këtë mënyrë, kushdo që hyn në metaversin e Real Madridit do të jetë në gjendje ta përjetojë ndeshjen sikur të ishte ulur pranë një tifozi të vërtetë në Bernabéu. Në kohë reale, pa kufizime gjeografike, me një cilësi teknologjike që synon të sjellë një epokë të re në botën e sportit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll